Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, cilat janë komisariatet që preken

31 Maj 2023 | 10:39

Nesër, më 1 qershor do të hyjnë në fuqi ndryshimet në strukturat policore.

Komisariati i policisë së Kavajës do t’i kalojë në varësi Drejtorisë së Policisë së Durrësit, ndërsa  komisariati i policisë së Vorës dhe Krujës do t’i kalojë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Këto ndryshime lidhen me kohën e ndërhyrjes në ngjarje të ndryshime dhe për arsye të afërsisë territoriale.

Komisariati i Vorës do të njihet ndryshe si komisariati nr.7 ndërsa Kruja si komisariati nr.8. Burime për Euronews Albania pohojnë se nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim në strukturat drejtuese në komisariatet që preken.

Ndryshime pritet të ketë edhe nëpër komisariate dhe mënyrën e funksionimit.

Policia Kriminale do të fokusohet vetëm në krimet e rënda ndërsa një sektor tjetër më i vogël do të hetojë krimet më të lehta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026