Punëtori u rrëzua dhe ra nga lartësia, procedohet penalisht pronari i hotelit

31 Maj 2023 | 16:34

Policia e Sarandës ka proceduar penalisht pronarin e lokalit në Sarandë, ku dy ditë më parë humbi jetën pasi u rrëzuar nga lartësia 62-vjeçari Edmond Kapo.

Policia bën me dije se pronari i lokalit, 74-vjeçari me iniciale H.H., do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.

62-vjeçari ishte duke punuar në hotelin në fjalë, në momentin që u rrëzua dhe ndërroi jetë.

Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. H., 74 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në hotelin në pronësi të tij, gjatë procesit të punës, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi E. K., 62 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, njofton policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026