Vllaznia largon trajnerin, Sedloski e mbyll me shkodranët, 3 fitore në 11 ndeshje
Vargu i pankinave në Superligën Shqiptare vijon edhe pse sezoni futbollistik ka përfunduar, ndërsa ishte radha e Goce Sedloskit. Tekniku maqedonas nuk është më pjesë e Vllaznisë, ndërsa lajmi është konfirmuar në rrjetet sociale në faqen zyrtare të klubit.
49-vjeçari mori timonin e skuadrës në fillim të muajit prill, por duket se nuk i ka bindur drejtuesit për të vijuar më tej bashkëpunimin mes palëve.
Sedloski e drejtoi Vllaznisë për 11 ndeshje, në kupë dhe kampionat nga ku mundi të fitonte vetëm 3 prej tyre. 4 barazime dhe 4 humbje ishte më tej bilanci i skuadrës shkodrane nën drejtimin e 49-vjeçarit.
Sedloski e nisi mirë aventurën me Vllazninë, duke mposhtur në ndeshjen e parë Erzenin në shtëpi me rezultat 3-1, por më pas situata pati luhatje.
Kujtojmë se maqedonasi zëvendësoi në pankinë Mirel Josën, ndërsa puna e të dyve bëri që Vllaznia të kapë kupat e Evropës, ndërsa në javën e fundit mposhti Bylisin. Ndryshimi i trajnerëve në Superligën Shqiptare mbetet një traditë e pandryshueshme, ndërsa janë mbi 10 teknikë të cilët janë shkarkuar gjatë sezonin 2022-2023.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk