Të shtëna me armë zjarri në Shijak, plagoset një 50-vjeçar

1 Qershor 2023 | 23:44

Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, rreth orës 22:10, në lagjen “Popullore” në Shijak, ku i lënduar ka mbetur një 50-vjeçar.

Policia bën me dije se ka identifikuar autorin, shtetasin E. H., 38 vjeç, i cili dyshohet se pas një konflikti për motive të dobët ka plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A. Ç., 50 vjeç, banues në Shijak

50-vjeçari po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital, ndërkohë që policia ka rrethuar zonën dhe po vijon përpjekjet për ndalimin e autorit.

Grupi hetimor ndodhet gjithashtu në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026