PDIU nuk paraqitet gjatë mbajtjes së seancës në KAS, rrëzohen kërkesat

2 Qershor 2023 | 16:10

PDIU është i vetmi subjekt ankues që deri më tani nuk i ka shkuar deri në fund pretendimeve për parregullsi në zgjedhjet e 14 majit.

Teksa Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e tyre për ndryshimin e tabelës përmbledhëse për këshillin bashkiak të Librazhdit, PDIU hoqi dorë dhe kërkoi nga KAS pushimin e çështjes.

Ndërsa për kërkesën tjetër ankimore, lidhur me rezultatet për Lezhën, Partia për Drejtësi dhe Unitet si subjekt ankues nuk u paraqit. Sakaq, KAS pushoi çështjen me pretendimin se nuk ka bazë ligjore, pasi nga pala ankuese nuk janë paraqitur prova për pretendimet e tyre.

Partia për drejtësi dhe Unitet fitoi 15 mandate për këshillat bashkiak në rang vendi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026