Fati i Aleksandër Vuçiç pas largimit nga partia

27 Maj 2023 | 11:39

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është larguar nga posti i kreut të Partisë Progresive Serbe.

Vuçiç e bëri njoftimin në mitingun e së premtes  të mbajtur në Beograd, ku i kërkoi vendit të tregojë unitet në kohë të vështira.

“Kjo është mbrëmja e fundit që unë bashkohem me ju si udhëheqës i SNS-së.Nesër do të jetë dikush tjetër, por unë do të mbetem anëtar besnik i partisë. Mos u shqetësoni, nuk po shkoj askund. Së bashku do të luftojmë për Serbinë. Nga nesër do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve të Serbisë, por jo kryetar i një partie politike”, tha Vuçiç para turmës.

Presidenti do të formojë Lëvizjen e re “Lëvizja për Popullin dhe Shtetin”, e cila sipas tij, do t’i shërbejë Serbisë në dy-tre vitet e ardhshme për një periudhë vendimtare. Ai madje ftoi edhe liderët e partive opozitare ne dialog.

“Ju ftoj të bisedojmë, por nuk do të ketë qeveri tranzitore. Qeveria do të zgjidhet në zgjedhje”, tha Vuçiç.

Më herët, presidenti serb  kishte paralajmëruar se është e nevojshme të krijohet një lëvizje e re politike, i cila do të mbronte interesat e Serbisë dhe jo të vendeve të tjera. Vuçiç ishte kreu i Partisë Progresive që nga viti 2012 pasi Tomislav Nikoliç u zgjodh president i vendit, ndërsa në 2017-tën ai u zgjodh president.

Sipas raportimeve të mediave, tubimi u ndoq nga më shumë se 200 mijë njerëz në mbështetje të Vuçiç. Mijëra serbë etnikë erdhën nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina . Një tubim mbarëkombëtar për të treguar mbështetjen dhe forcën e presidentit, pasi vendi prej muajsh është përfshirë nga protesta që duan largimin e Vuçiç.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026