Dy persona humbën jetën nga granatimet në rajonin rus

2 Qershor 2023 | 21:10

Dy gra u vranë gjatë granatimeve nga forcat ukrainase në rajonin kufitar rus Belgorod, tha guvernatori i atij rajoni.

Vyacheslav Gladkov tha gjithashtu se katër persona u plagosën pasi Ukraina bombardoi qytetin afër kufirit.

Zyrtarët në rajonet fqinje Bryansk dhe Kursk, thanë se ndërtesat u dëmtuan nga sulmi me dron, gjatë natës, bën me dije REL.

Ukraina nuk ka komentuar lidhur me sulmin. Kievi, më herët, mohoi përfshirjen në sulmet e mëparshme që ndodhën përtej kufirit dhe tha se ato ishin kryer nga grupe ruse anti-qeveritare.

Ndërkohë, një nga grupet që kundërshtojnë Kremlinin, Legjioni i lirisë Ruse, tha se kishte marrë pjesë në operacionet ushtarake në fshatin e afërt Novaja Tavolzhanka.

Guvernatori Vyacheslav Gladkov tha për Telegram se predha goditi një pjesë të rrugës në qytetin Maslova Pristan, rreth 15 kilometra larg rajonit Harkov të Ukrainës dhe se copëzat goditën makinat që kalonin.

“Në njërën prej tyre udhëtonin dy gra, të cilat kanë vdekur në vend nga plagët e marra”, tha ai.

Guvernatori i rajonit Bryansk, në veri të Belgorodit, tha se katër shtëpi u dëmtuan nga bombardimet, ndërsa kreu i rajonit fqinj Kursk, tha se disa ndërtesa u dëmtuan nga sulmi me dron gjatë natës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë

Duke folur nga podcast-i i tij, kryeministri Edi Rama u ndal përsëri te protestat, ndërsa tha se një betejë botërore kundër presidentit të Shteteve të...
09:38 | 21/06/2026

Mediat britanike: Kryeministri Keir Starmer pritet të japë dorëheqjen të hënën

Kryeministri britanik Keir Starmer pritet të japë dorëheqjen të hënën dhe të njoftojë një afat kohor për largimin e tij, raportoi “Observer”, ndërsa një burim...
09:20 | 21/06/2026

Të paktën gjashtë të vrarë në Gaza, mes tyre kameramani i Al Jazeera-s dhe një fëmijë

Të paktën gjashtë persona, mes tyre një kameraman i Al Jazeera-s dhe një fëmijë, janë vrarë në sulmet e fundit izraelite në Rripin e Gazës,...
08:53 | 21/06/2026