Maqedoni e Veriut, BDI dhe LSDM fitojnë zgjedhjet e parakohshme në komunat e Shtipit dhe Pllasnicës
Të dielën Maqedonia e Veriut zhvilloi zgjedhje të parakohshme vendore në komunat e Shtipit dhe Pllasnicës. Pandemia bëri që pjesëmarrja të ishte e ulët.
Në Shtip, 74 kilometra në lindje të Shkupit, votuan 14,328 persona, ose thënë ndryshe 34.3 për qind, kurse në Pllasnicë, 100 kilometra në jug të Shkupit, morën pjesë 1,959 qytetarë, ose 39.54 për qind.
Dy komunat zhvilluan zgjedhjet për shkak se kryetarët e shkuar morën funksione të reja në qeveri.
Korrespondentja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi tha se në komunën e Shtipit, një nga partitë kryesore të opozitës, VRMO-DPMNE i bojkotoi zgjedhjet, çka nxiti më tej pjesëmarrjen e ulët në votime.
“Megjithatë kjo komunë [Shtipi] mbetet e LSDM-së, e cila e kishte udhëhequr edhe me mandatin e shkuar. Tashmë LSDM-ja feston fitoren e Sashko Nikollov, ndërsa opozita e akuzon se ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve duke nxitur zgjedhjet ë parakohshme në kohë pandemie,” – u shpreh Iljazi.
Për sa i përket komunës së Pllasnicës, ajo do të drejtohet nga Ali Jaoski, i BDI-së.
“Vëllai i ish-kryetarit, që ka lënë postin, do ta marrë drejtimin e Pllasnicës, pra vijon ta mbajë drejtimin kjo familje. Në Pllasnicë shumica janë të komunitetit turk dhe ata zakonisht përkrahen nga BDI-ja dhe sërish e kanë mbajtur pushtetit,” – u shpreh Iljazi.
Problemi kryesor i zgjedhjeve ishte pjesëmarrja e ulët. Ndërkohë që partitë u kufizuan në festimet që bënë për rezultatet.
Iljazi raportoi edhe për situatën e pandemisë në Maqedoni të Veriut, ku numri i vdekjeve dhe rasteve ditore mbetet i lartë.
Zv.kryeministri shqiptar në RMV jep dorëheqjen, zbulohen përplasjet brenda qeverisë
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
Aksident i rëndë në aksin Kumanovë-Shkup, 13-vjeçari me skulter përplaset për vdekje nga një makinë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme