“Nuk duam zgjedhje të reja në Veri”, deputeti: Kurti u tall, nuk bëri interpelancë

3 Qershor 2023 | 15:20

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku tha në një intervistë për Euronews Albania se ka ngritur dy pyetje në Kuvendin e Kosovës sa i takon tensioneve në Veri dhe qasjes së kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij jo vetëm që nuk ka marrë përgjigje për pyetjet e tij, por tallje në vend të interpelancës.

Lushtaku tregoi se njëra pyetje ishte se përse Kurti po pranonte zgjedhje të reja në Veri dhe nuk pranoi të vendoste kryetarët në institucione të tjera, ndërsa pyetja tjetër ishte se përse marrëveshja e Ohrit nuk erdhi kurrë për miratim në Kuvend siç duhej, por ishte kryeministri i Kosovës ai që vendosi për gjithë deputetët.

“Ne e dimë shumë mirë rolin e SHBA-së në çlirimin e vendit, në shtetndërtimin, pavarësinë dhe anëtarësimin në çdo organizatë ndërkombëtare dhe e dimë shumë mirë që vetështetësia e Kosovës është e lidhur ngushtë me vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës prandaj ne kemi kërkuar që të kemi një koordinim që të rezultojë në një histori suksesi,” – u shpreh Lushtaku.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë

Gazetari Genc Burimi ishte këtë të hënë i shtuar në Euronews Albania ku komentoi burgosjen e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro. Ai tha se shpreson...
19:55 | 25/03/2024

Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!

Analisti Ergys Mërtiri ishte këtë të hënë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth arrestimit të kryebashkiakut në detyrë të Himarës. Jorgo Goro...
19:18 | 25/03/2024

“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump

Eksperti i sigurisë Adrian Shtuni ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se nëse Donald Trump do të...
15:48 | 02/02/2024