Rama: Shpresoj që konflikti në Veri të zgjidhet para se të ketë masa të forta nga BE

3 Qershor 2023 | 16:38

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter në lidhje me tensionet në veri të Kosovës. Në reagimin e tij Rama thekson se shpreson që Serbia dhe Kosova ta zgjidhin sa më shpejt konfliktin, përpara se BE të ndërmarrë masa të forta kundër tyre.

Rama nënvizon që Prishtina dhe Beogradi të plotësojnë sa më shpejt kërkesat e vendosura nga BE dhe të tregojnë përgjegjshmëri si shtete evropiane.

“Shpresoj shumë që Kosova jonë vëllazërore dhe Serbia mike do ta zgjidhin këtë konflikt përpara se BE-ja të zbatojë masa të forta kundër tyre. Ata duhet të veprojnë shpejt dhe të kuptojnë se përmbushja e kërkesave të BE-së do të thotë kthim në vete si shtete të përgjegjshme evropiane.

BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij plani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetë dëmtuese dhe më pak evropiane”, shkruan Rama në Twitter.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026