Aksident i rëndë në Itali, autobusi përplaset me disa makina dhe del nga rruga
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të së dielës, përgjatë autostradës A16 Napoli-Canosa, në Itali.
Një autobus me 38 pasagjerë u përplas me 5 makina, të parkuara në rrugë, pasi u përfshi në një tjetër aksident. Mediat italiane raportojnë për një i vdekur dhe 14 të plagosur.
Tragjedia ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në autostradën A16 Napoli-Canosa, në drejtim të Napolit, pranë komunës Vallesaccarda e cila ndodhet në kilometrin 101.
Autobusi i linjës “Flixbus”, i cili është nisur nga Leçe dhe është nisur drejt Romës-Tiburtinës, ka pasur 38 pasagjerë dhe 2 drejtues mjetesh.
Autobusi është përplasur me 5 automjetet e parkuara dhe më pas është përmbysur në skarpatën në të djathtë të rrugë. Disa persona ishin ende brenda makinave të parkuara në rrugë në momentin e përplasjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve