Karnavalet e Korçës, hapet sezoni turistik, mijëra qytetarë festojnë të maskuar
Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve çel siparin e sezonit turistik në Korçë, teksa këtë fundjavë me qindra kostume shumëngjyrëshe dhe maska kanë sjellë hare dhe gëzim në rrugët e qytetit.
Shiu nuk e ndaloi paradën e famshme teksa të shumta kanë qenë grupet që kanë performuar.
“Është një festë shumë e bukur karnavali dhe qyteti pavarësisht shiut ka mbushur sheshin e katedrales për të parë performancat. Mos harrojmë që nisi nga ‘Ledina e lotëve’ drejt bulevardit ‘Republika’. Janë 30 grupe që performojne dhe ne fund ne Pazarin e Vjetër me koncertin e Bledi Polenes. Grupet janë të shumta, kemi gati 8 grupe të reja që sjellin ide, venë në lojë fenomene, do kënaqen qytetarët”, thotw Zamira Kita.
Ata që morën pjesë në karnavale tregojnë emocionet dhe kostumet që kanë zgjedhur të veshin.
“Është viti i tretë që provoj të bëj kostume vet, është pasion i imi, këtë vit vendosa të eksploroj, shpresoj ta kem arritur. Të gjithë ndalojnë dhe duan të bëjnë foto. Ishte pak e vështirë, sepse ishte larg zhanrit tim por ja arrita. Kam punuar rreth 3 javë, shumë kam dashur ta le e të iki por dashuria për të bukuren me mbajti në atë dhomë, ktheva mërzitjen në art”, shprehet një qytetar.
Pjesëmarrës në këto karnavale ishin dhe grupe greke, teksa vlerësojnë mikpritjen dhe ftesën ndaj tyre.
“Është hera e parë që vijmë, jemi shumë të kënaqur, falënderojmë organizatorët. Ne vijmë nga Follorina e Greqisë, kemi sjellë kostume të viteve 1930 të luftës, kostumografia është e veçantë dhe ndihemi të vlerësuar që jemi këtu”, thotw qytetarja greke.
Karnavalet e Korçës kanë datuar prej viteve 1940 e deri më sot ato vazhdojnë të ruhen me fanatizëm
LEXONI GJITHASHTU:
- Karnavalet e Nartës, festa pagane që pason Pashkën ortodokse
- Karnavalet e Gjitrokastrës. Qyteti i gurtë, mbushet me turistë dhe zhurma fëmijësh
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje