Analisti Bytyçi: Si ndryshuan 180 gradë deklaratat e ndërkombëtarëve për Kosovën

4 Qershor 2023 | 20:33

Analisti Enver Bytyçi ishte këtë të diel në “Review”, në Euronews Albania për të folur rreth situatës së tensinuar në Kosovë. Ai tha se ndërkombëtarët ndryshuan qëndrim 180 gradë ndaj Kosovës dhe qeverisë Kurti.

Sipas tij vetë ambasadori i SHBA-ve Hovenier në fillim I ka përkrahur zgjedhjet e madje ka paralajmëruar edhe Serbinë që të mos pengonin kryetarët e rinj në detyrën e tyre, ndërsa 10 ditë më vonë e quajti Kurtin “të pabesë”.

“Është një deklaratë pas zgjedhjeve e 17 majit, e ambasadorit të shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, zotit Hovenier, i cili thotë se nëse do pengohet konsituimi i kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, atëherë ata do përballen me pasoja të rënda.

Por ambasadori e   ndryshoi qëndrimin 180 gradë duke fajësuar dhe duke e kërcënuar qeverinë e Kosovës dhe zotin Kurti për ngjarje që filluan të ndodhin atje. Në fakt ndryshimi nga 17 maji  në 27 maj, brenda 10 ditëve, ndryshimi i qëndrimit të ambasadorit ishte diçka e pazakontë dhe jo vendosja e katër kryetarëve të komunave në zyrat e tyre për të kryer detyrën e tyre”,-tha Enver Bytyçi.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026