VIDEO| Lot dhe emocione në Milano, Ibrahimoviç i jep fund karrierës si futbollist
Zlatan Ibrahimoviç i ka dhënë fund karrierës si futbollist profesionist. Pas 988 ndeshje si profesionit, 573 golash në të gjithë kompeticionet, Ibra ka varur më në fund këpucët në gozhdë në moshën 41-vjeçare.
Ceremonia e lamtumirës u mbajt të dielën në ndeshjen e funduit të Milanit në kampionat përballë ekipit të Veronës. I gjthë stadiumi i Milanit shpërtheu në lot, kur në ekranët e mëdhenj u shfaqën momentet më të mira të Ibrahimoviç në ekipin kuqezi.
Ibra emocioni të pranishmit me fjalët e tij, duke thënë se gjatë gjithë jetës së tij në vijim do të mbetet një tifoz i Milanit.
“Ka ardhur momenti t’i them mirupafshim futbollit, por jo Milanit. Më keni mirëpritur krahëhapur gjithnjë, do të jem milanist gjatë gjithë jetës”, u shpreh fillimisht Ibra duke shtuar: “Ka qenë një karrierë e gjatë që më ka dhënë forcë, adrenalinë dhe emocione për të vijuar. Kjo ishte dita e fundit si profesionist. Dua të falënderoj Milanin dhe të gjithë ekipet e tjera me të cilat kam luajtur. Dua të falënderoj përfaqësuesen suedeze dhe njerëzit që më kanë ndihur në karrierë. Për të ardhmen nuk kam menduar, të shohim, tani vjen kapitulli i radhës në jetë”, tha Zlatan Ibrahimoviç.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme