Euro 2024| Trajneri i Kombëtares: Duhet të luftojmë për një vend në Gjermani
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, mbajti këtë të hënë një konferencë për media, ku u ndal tek dy ndeshjet kualifikuese që Shqipëria do të luajë për Euro 2024, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Në fjalën e tij Silvinjo theksoi se është i kënaqur me punën që po bëhet dhe Shqipëria po lufton për një vend në kampionatin evropian, që do të mbahet në Gjermani. Ai theksoi se gjatë dy ndeshjeve të ardhshme e rëndësishme është që të merren 6 pikë.
“Mundësia për të fituar një ndeshje është dhe përveç lojës së bukur për të marrë 6 pikë, është fusha që na e tregon. Rezultati nuk është diçka që dihet pasi kemi 7 ndeshje të rëndësishme që duhen fituar. Tani kam në mendje vetëm ndeshjen me Moldavinë dhe pastaj do të kem tjetrën. Jam i kënaqur me punën që po bëhet dhe duhet të luftojmë për një vend në Gjermani. Jam i bindur se në debutimin tim në Shqipëri para tifozëve do të bëjmë më të mirën për të marrë 3 pikë dhe tifozët do të na ndihmojnë”, tha Silvinjo.
Gjithashtu ai shtoi: “Mund të them se i njoh më mirë lojtarët. Prej dy muajsh nuk kishim punë të lehtë. Polonia ishte vetëm një ndeshje dhe tani kemi situatë krejt ndryshe me kundërshtarë ndryshe. Jam i kënaqur me listën që ishte me 27 lojtarë por tani kemi 26 nga Gjasula. Jam i kënaqur që kemi të rinj dhe me eksperiencë dhe 2-3 lojtarë të tjerë që do të na ndihmojnë. E njoh skuadrën më mirë se në periudhën që kishim ndeshjen me Poloninë”.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë