Salianji: PD po shkon drejt çarjes dhe krijimit të partive të reja

5 Qershor 2023 | 15:22

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se nuk do të garojë për drejtimin e PD-së nëse kjo e fundit nuk është e bashkuar.

“Nuk është momenti për të marrë funksione personale, është momenti për të lëshuar gjithsecili egoja e vet, ambiciet e veta apo nga pozicionet e veta për të bërë të mundur bashkimin e demokratëve. Nuk është momenti që të merren pozicione momentale që nuk është se kanë ndonjë peshë në raport me politikën,” – u shpreh Salianji.

Ndërkohë sa i takon rikthimit të Bashës në krye të PD-së, deputeti u shpreh kategorikisht kundër duke kujtuar se ai është një humbës sistematik i cili nuk ka pasur sukses në asnjë nga mundësitë që i është dhënë. Salianji tha se nuk ka pasur asnjë komunikim me të.

Ndërkohë, për marrëdhëniet me kolegët, Salianji tregoi se ruan marrëdhënie korrekte me Gazment Bardhin. Ndërkohë, Jorida Tabaku dhe Sali Berisha, ai u shpreh se e kanë uruar për fitoren në Kavajë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024