Deputetët e opozitës po bëjnë pazare për postin! Ja çfarë zbulon gazetari
Gazetari Reldar Deda ishte këtë të martë i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth situatës pas zgjedhore në Partinë Demokratike dhe grupimin e “Rithemelimit”.
Ai tha se deputetët e opozitës po negociojnë me Berishën pasi duan të sigurojnë një tjetër mandat deputeti për veten e tyre.
“Kjo nuk ka asnjë logjikë tjetër veç pazareve. Pazare për të negociuar për postin e tyre të deputetit në 2025. Po shkatërrojnë partinë Demokratike, po marrin peng Partinë Demokratike, një grup deputetësh të cilët një pjesë të tyre, janë krejtësisht rastësisht, për të negociaur me Berishën me rithemelimin, për të qenë edhe një herë deputet të partisë demokratike.
Problemi është se sot duhen mbrojtur parimet, euro-atlantizmi brenda Partisë Demokratike. Ky shtrat, i cili nuk ishte pak po 103.000 demokratë kanë dhënë vota kundër Sali Berishës, kjo duhet menduar”,-tha gazetari.
Kujtojmë se Kolegji i Kryetarëve të Partisë Demokratike përmes një deklarate të shpërndarë për mediat u shpreh të hënën, më 5 qershor, se PD duhet pa asnjë vonesë të zgjedhë kryetarin e saj dhe të nisë organizimin dhe përzgjedhjen, të ekipeve që do ta drejtojnë këtë parti drejt zgjedhjeve të ardhshme.
Po kështu sipas Kolegjit të Kryetarëve, procesi për zgjedhjen e kryetarit të përfundojë brenda datës 15 Korrik 2023.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta