“Zbërthehet” avokati i Dakos: Presioni ndërkombëtar e lidhja me Ferdinand Xhaferrin

6 Qershor 2023 | 21:58

Avokati i Vangjush Dakos, Petrit Ismaili tha në një deklaratë për mediat se ish-kryebashkiaku akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste, një kallëzim i deputetit të PD, Ferdinand Xhaferri para zgjedhjeve të 2021 dhe një kallëzim i një grupi banorësh për një pallat të pakolauduar.

Isamili u shpreh se SPAK po vepron nën trysni mediatike dhe se nuk ishte e nevojshme masa e arrestit me burg për Dakon.

“SPAK nuk po mban dot ekuilibër nën trysninë mediatike, të politikës dhe të ndërkombëtarëve. Në këtë trysni po merr masa të nxituara. Gjykoj se nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg. Nuk ka shkuar policia në banesën e Dakos, ai ishte në Tiranë. Jemi në kushtet e vetëdorëzimit. Bëhet fjalë për vendime kolegjiale jo vendime vetëm të Dakos. Unë di se bëhet fjalë për një pallat me leje ndërtimi të rregullt të dhënë nga bashkia”, – tha Ismaili.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026