Aksident tragjik në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar
Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të ndodhur në Greqi mesditën e së martës.
Mediat helene raportojnë se 17-vjeçari Enea Topi humbi jetën në lagjen Agios Tryphons në Kavallë, pranë Fondacionit të Agia Marina. ndërsa po udhëtonte me motor.
Ai ishte duke ecur me motor me një person tjetër, kur motori është përplasur nga një kamion i madh i bashkisë Kavallë, njoftojnë mediat greke.
Kamioni i plehrave po shkonte drejt landfillit të bashkisë Kavallë, kur i riu duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar nën rrotat e mjetit të madh.
Stafi arsimor i shkollës shprehu dhimbjen e thellë për ngjarjen tragjike.
“Dhimbja na pushtoi kur pak kohë më parë u njoftuam për vdekjen e nxënësit tonë në një aksident trafiku në zonën e Agios Tryphons. Një fëmijë i lumtur, i dashur nga të gjithë, sportist, lojtar i ekipit të futbollit të shkollës sonë”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik