Nga “non gratat” te bllokimi i fondeve, lista e sanksioneve nëse Kurti thotë jo
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian po shqyrtojnë mundësinë e masave kundër Kosovës në rast se nuk përmbush detyrimet e saj dhe nuk qetëson situatën në veri të vendit, përfshi edhe sanksione ndaj kryeministrit Albin Kurti, bëjnë me dije burime diplomatike.
Përgjigja e përbashkët e komunitetit transatlantik në rast refuzimi nga Qeveria Kurti do të bëhëj përmes sanksionve të aplikuara në dy faza.
Faza e parë:
- Ngrirja e fondeve nga BE-ja.
- Ngrirja e procesit të liberalizimit të vizave.
- Ngrirja e procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
- Ngrirja e fondeve amerikane.
- Ngrirja e programeve për FSK-në.
Faza e dytë:
- Qëndrimi pasiv ndaj fushatës serbe për çnjohje.
- Riorganizimi i pranisë ushtarake ndërkombëtare, reduktim serioz i kontingjentit amerikan.
- Përjashtimi i Kosovës nga disa organizata ndërkombëtare.
Parashikohen gjithashtu sanksione individuale ndaj kryeministrit Albin Kurti nëse situata në terren degradon më tej. Kjo mund të përfshijë shpalljen non grata, “me justifikimin e një kërcënimi për sigurinë dhe paqen”.
“Komuniteti ndëratlantik ka një nevojë jetësore për të mos lejuar një krizë pas linjave të kontaktit me Rusinë… me bindjen se problemet do të dilnin nga ana e Serbisë, pas planit franko-gjerman, si pala më kokëfortë dhe jokonstruktive në dialog”, bëjnë me dije burime diplomatike.
Përveç kritikave për qeverinë aktuale, dokumenti hedh kritika edhe ndaj opozitës së Kosovës dhe i akuzon ata “se kanë dështuar të kuptojnë seriozitetin e situatës dhe rrezikun e vërtetë për Kosovën”.
Në dokument thuhet se opozita duhet të dalë me një qëndrim të qartë nëse është pro përmbushjes së detyrimeve të Kosovës në procesin e dialogut.
Pakënaqësia me opozitën:
Komuniteti transatlantik nuk ka asnjë përfitim apo interes nga kritikat e opozitës ndaj qëndrimit të kryeministrit Kurti. Edhe opozita nuk po arrin ta kuptojë thellësinë e seriozitetit të situatës dhe rrezikun real për Kosovën. Opozita duhet të dalë dhe të deklarohet qartë nëse është apo jo për përmbushjen e obligimeve të Kosovës në dialog. Fakti që opozita nuk e bën këtë gjeneron mosbesim dhe projekton oportunizëm. Përshtypja e komunitetit perëndimor është se opozita tashmë ka përgatitur komunikata për shtyp duke akuzuar qeverinë për pranimin e Asociacionit. Kjo sjellje është thjesht e rrezikshme. Nëse Kosova dështon të përmbushë obligimet e saj, rrezikon të ardhmen e saj.
Euronews Albania iu drejtua për koment Komisionit Europian, nëse janë të vetëdijshëm për dokumentin dhe janë dakord me të tilla masa të mundshme.
Një zëdhënës i Komisionit u përgjigj: “Ne nuk komentojmë për rrjedhje dokumentash të pretenduara, dhe në veçanti për diçka që pretendon të jetë një dokument i një vendi të tretë në lidhje me veprime të supozuara të BE-së.”
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik