Pallati që çoi në pranga Dakon, banori: Familjarët janë rrugëve, gabim strukturat
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Doko, i cili u arrestua dje me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre.
Dako së bashku me ish-zyrtarët e tjerë të Bashkisë akuzohen për pallatin e dëmtuar nga tërmeti dhe për tenderin e shëtitores është bashkuar në një dosje.
Mësohet se pallati i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 nuk ishte ndërtuar në përputhje me projektin e miratuar dhe kushtet teknike që parashikonte projekti. Gjithashtu pallati nuk duhej kolauduar dhe as duhej dhënë leja e shfrytëzimit pasi ndërtuesi gjatë zbatimit të projektit nuk ka respektuar kushtet që parashikoheshin në projektin e miratuar.
Ndërkohë për Euronews Albania, njëri prej ish-banuesve të këtij pallati theksoi se shumë familjarë kanë ikur nga ndërtesa dhe kanë mbetur rrugëve.
Ai shtoi se gabimi për ndërtimin e pallatit është i strukturave ndërsa theksuan se nuk kanë asgjë personale me Dakon.
“Kemi qenë me qira, pallati ka pasur probleme. Shumë familjarë e kanë braktisur. Kur e morëm ne ambienti ishte i banueshëm. Një pjesë e banorëve kanë ikur dhe pas vitit 2020. Gabimi është te strukturat. Pjesërisht pritet që të shembet sepse kanë ikur të gjithë. Familjarët janë rrugëve. Unë personalisht nuk kam firmosur për kallëzimin ndaj Dakos”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta