Vangjush Dako para Gjykatës së Posaçme, gazetari tregon ç’pritet të ndodh
Ish- kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako i cili akuzohet për korrupsion në dy raste ka dalë këtë të enjte para Gjykatës së Posaçme.
Gazetari Eni Ferhati në një raportim nga ambientet e gjykatës tha për Euronews Albania se ka mbërritur tashmë në gjykatë avokati i Vangjush Dakos, Petrit Ismaili si dhe avokatët e ish-zyrtarëve të tjerë të akuzuar, të cilët pritet të kërkojnë një masë më të ulët sigurie. Gjithashtu Ferhati tha se vijojnë të mbeten në kërkim 4 nga të akuzuarit e tjerë, për të cilët ka dyshime se mund të jenë larguar jashtë vendit.
“Ka nisur të zhvillohet seanca për komunikimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryebashkiakut Vangjush Dako dhe disa ish zyrtarëve të tjerë në Bashkinë e Durrësit pas operacionit të zhvilluar nga SPAK dy ditë më parë. Të gjithë personat për të cilët është ekzekutuar masa e sigurisë arrest me burg apo arrest në shtëpi, janë paraqitur. Bëhet fjalë për 6 shtetas të cilët aktualisht kanë dalë para gjykatës, para gjyqtarit Erion Bani.
Konkretisht Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Bashkisë së Durrësit, për të cilin është vendosur masa arrest me burg, Fiqiri Farruku, biznesmeni për të cilin gjithashtu është vendosur masa “arrest me Burg”, Adriana Buku “arrest me burg”, Adnan Tocilla “arrest me burg”, Meri Semini “arrest në shtëpi”. Ndërkohë 4 persona vijojnë të mbeten në kërkim. Burime nga prokuroria e posaçme bëjnë me dije se mund të jenë larguar edhe jashtë vendit”,-tha Eni Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet