Tërmet i fortë në Greqi, sa ishte magnituda
Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter goditi pasdite e kësaj të enjteje Atalantisin në Greqi. Lëkundjet sizmike u ndjenë rreth orës 15:33 me orën lokale.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte rreth 13 kilometra në jugperëndim të Atalantis, ndërsa thellësia fokale llogaritet në 13.6 kilometra.
Tërmeti është ndjerë veçanërisht në Atikë, Boeoti, Fokidë dhe Fthiotidë. Sipas autoriteteve greke, deri më tani, nuk ka asnjë raportime për dëme materiale.
Në një kohë të shkurtër, tërmeti u pasua dhe nga katër pasgoditje, me magnitudë më të vogël.
Duke folur për “Zougla ”, profesori i sizmologjisë Gerasimos Chouliaras tha se është ende herët për të ditur nëse tërmeti ishte goditja kryesore.
Ai nënvizoi se ka një shqetësim të fortë tek ekspertët për thyerjen e Atalantis.
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut