“Burri ishte kundër!” Stilistja: Nuk donte që të hapja Instagram për djalin

9 Qershor 2023 | 09:52

Stilistja Enxhi Valteri tha në “Good Mornin Albanians” se ka vendosur të mos postojmë më foto të djalit të saj në Instagram.

E ftuar për të folur rreth rreziqeve që kanë rrjetet sociale për të miturit, Valteri tha se në fillim ku i ka hapur Instagramin djalit të saj, bashkëshorti nuk ka qenë dakord, por ajo e ka hapur gjithsesi dhe postonte foto të djalit të veshur me veshje të stiluara nga ajo vetë.

Megjithatë ajo shtoi se me marrjen e më shumë informacioneve rreth rrezikut që është në këto rrjete, ajo ka vendosur të mos postojë më foto të tij e madje  tha se mund ta mbyllë Instagramin e të voglit të  saj.

“Kemi pasur një diskutim dhe më thoshte nuk ke të drejtë ta bësh këtë gjënë. ai nuk është tip mediash sociale, nuk i pëlqejnë. Ai më thoshte ti mund ta bësh, por mendoje edhe një herë dhe mundohej të këmbëngulte.

Unë në atë kohë i thosha ti nuk ke rrjete sociale dhe nuk merr vesh nga kjo punë, më vonë duke parë shkaqet dhe pasojat jo vetëm nga ana psikologjike që mund t’i ndikojnë fëmijës por edhe rreziqet në media sociale. mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur”,-tha stilistja për Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024