Restaurimi i monumenteve në Gjirokastër, ruhet origjinaliteti dhe arkitektura
Në Gjirokastër po kryen ndërhyrje për restaurimin dhe mirëmbajtjen e objekteve muzeale, të cilat krahas vlerave që mbartin janë edhe pika të veçanta për tërheqjen e turistëve.
Punimet janë përqendruar në disa godina karakteristike çka bën të mundur evidentimin e vlerave të trashëgimisë ndërtimore. Ndërhyrjet restauruese po kryhen duke i qëndruar besnik origjinalitetit të tyre ndërtimor dhe arkitektonik.
“Në kuadrin e përgatitjeve për sezonin turistik dhe përgatitjet për Festivalin Folklorik Kombëtar që do të zhvillohet në fund të këtij muaji, në qytetin e Gjirokastrës, ne si DRKK kemi marrë një fushatë për restaurimin e pjesëve të ndryshme në rrugët kryesore të Pazarit të Gjirokastrës për të mos pasur problem gjatë kësaj kohe. Tani për tani ne jemi përqendruar në një punë specifike në Qafën e Pazarit, të ish gjashtëkëndëshi dhe në krah, i cili ka pasur probleme me suvatimet, të cilat mund të binin dhe të dëmtonin njerëzit dhe kalimtarët dhe ne me metodat tona, të rikonstruksionit po e kthejmë në gjendjen e mëparshme”, tha Vasil Polo, inxhinier DRTK, Gjirokastër.
Turistët e shumtë që vizitojnë këto ditë vere qytetin e gurtë vlerësojnë elementët ndërtimorë, muzealë të tij si dhe figurat e Gjirokastrës që spikasin në rang botëror si shkrimtari Ismail Kadare.
“Është një qytet i veçantë, i ndryshëm nga qytetet që kemi parë në vendet e tjera dhe ne dëshironin të ishim këtu dhe tani ndodhemi në këtë qytet. Jemi shumë të gëzuar veçanërisht në këtë vend, në shtëpinë e Ismail Kadaresë”, u shpreh një turist.
Në javën e fundit të qershorit Gjirokastra do të mirëpresë organizimin e Festivalit Folklorik Kombëtar, i cili rikthehet pas 8 vitesh për t’i dhënë gjallëri qytetit dhe pasuruar vlerat turistike të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bizneset në Gjirokastër marrin studentë për të plotësuar vendet e lira
- Zonat rurale, ‘ofertat’ e reja për turistët në Gjirokastër
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje