Analisti serb Vejvoda sqaron: Vuçiç ka shumë probleme brenda vendit, por Kosova…
Ivan Vejvoda, këshilltar i ish-kryeministrit të Serbisë Xhinxhiç tha në një intervistë për emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se protestat që po mbahen prej ditësh në Serbi janë një reagim ndaj qeverisë së Vuçiç dhe retorikës së përdorur nga mediat e tyre.
Sipas tij, njerëzit thjesht ndiejnë që ka së tepërmi dhunë, në medie, në retorikën politike, në faktin që ka njëfarë mungese në pluralizmin mediatik, sepse mediet e mbështetura nga shteti janë ato që kanë zërin më të fuqishëm, ku opozita s’mund të dëgjohet siç ndodh në vendet e tjera ballkanike
“Do të thosha që nuk janë të lidhura drejtpërdrejt. Sigurisht, çdo gjë është e lidhur me gjithçka tjetër. Bota është dialektike në atë mënyrë. Por protesta bëhet për këto dy tragjedi të tmerrshme që ndodhën para një muaji dhe fakti që qeveria tregoi mungesë empatie duke mos shkuar në vendin e tragjedisë dhe duke bërë deklarata shumë të ashpra kundër atyre protestave të para. Njerëzit thjesht ndiejnë që ka së tepërmi dhunë, në medie, në retorikën politike, në faktin që ka njëfarë mungese në pluralizmin mediatik, sepse mediet e mbështetura nga shteti janë ato që kanë zërin më të fuqishëm, ku opozita s’mund të dëgjohet siç ndodh në vendet e tjera ballkanike, pa përmendur të tjerat. Mendoj se me këtë u mbush kupa, në kuptimin që njerëzit që nuk dalin zakonisht në rrugë, ata të shtresës së mesme, të ndershmit dhe populli urban. Të gjithë thanë që duan më pak dhunë, më pak transmetime televizive ku ka dhunë. Si në vendet e tjera, kemi shumë vrasje të grave, shumë dhunë kundër grave, gra që vriten. Njerëzit duan jetë të denjë dhe të qetë, ku udhëheqja i zgjidh problemet dhe nuk i rrit tensionet me retorika të papërshtatshme për vende demokratike që duan të bëhen më demokratike”, u shpreh analisti serb.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç
Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?
Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta