A mund t’i rikthehet Saimir Tahiri politikës? Ja përgjigja e avokatit Rumano

10 Qershor 2023 | 13:06

Avokati Gentjan Rumano tha në një intervistë për Euronews Albania se nëse Gjykata e Lartë vendos pafajësi për ish-ministrin Saimir Tahiri, ai mund të kërkojë dëmshpërblim.

Rumano u shpreh se nëse Tahiri shpallet i pafajshëm, nuk ka asnjë kufizim për t’u rikthyer në jetën politike.

“Për aq kohë sa Shkalla e Parë dhe Apeli kanë vendosur rrëzimin e akuzave trafikim i lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal, Gjykata e Lartë nuk mund ta rishikojë në themelin e çështjes por vetëm në aspektin ligjor. Sa i përket kualifikimit ndryshe për veprën penale, për sa kohë që nuk është hetuar për një vepër të tillë jemi para rastit se nuk kemi pasur një gjykim të drejtë nga gjykata. Tahiri mund të rikthehet në politikë, nuk ka asnjë kufizim nëse është i pafajshëm”, tha avokati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026