Somelierja: Vuçiç pëlqen verërat shqiptare, Kurti s’duhet të bëjë politikë me verën
Somelierja e vetme grua në Shqipëri, Entela, na tregoi në Real People, historitë e saj me disa prej personaliteteve më të famshëm botërorë dhe raportin e tyre me verën. Ndër të tjera, ajo foli edhe për Kryeministrin Albin Kurti, të cilit i këshilloi që ta shijojë verën ashtu siç është, si një qënie më vete, pa përfshirë politikën. Ndërsa për Presidentin Aleksandër Vuçiç, ajo tha se është njohës i mirë i verës dhe i pëlqen shumë verërat shqiptare.
“Në Gjermani i kam servirur verë kancerales Merkel në një event. Plus i kam servirur dhe kryeministrit dhe presidentit shqiptar. Kam bërë dhe degustime private për njerëz shumë potent që nuk mund t’i them. Kanë qenë njerëz të huaj që dëshirojnë të kenë dhe një element më shumë nga Shqipëria. Në 2017 kam qenë në kompeticion në Romë kam qenë me një kantinë shqiptare, në 99 italianë kam fituar. Probabiliteti ishte 1%, po ata nuk e dinë që ajo ishte një superverë shqiptare, kushtonte 10 euro, por fitoi çmimin se ishte e vitit 2007, një viti të mbarë prodhimi. Ne kemi kantina shumë të mira shqiptare.
Sarkozy e njeh shumë mirë verën. Por dhe kryeministri tonë është njohësh shumë i mirë i verërave. Blendi Fevziu e njeh shumë mirë verën. Edhe ish-kryeministri Berisha e ka pirë verën. Albin Kurti duhet të kuptoj se vera nuk ka politikë, është qënie. Ne shijojmë flasim bisedojmë dhe mbaron mbrëmja. Vuçiç e njeh verën. Në stendën e Balkan Open, i pëlqeu vera e kaninës Uka, e kantinës së Arbrit dhe Faba që fitoi dhe çmim”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë