Dukaj: Po të ishim më të bashkuar do kishim më shumë deputetë në parlamentin malazez

11 Qershor 2023 | 12:05

Marash Dukaj, ministër i administratës publike në Mal të Zi tha në një intervistë për Euronews Albania se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme pasi përcaktojnë drejtpërdrejt pjesëmarrjen e shqiptarëve në ekzekutiv.

“Mendojmë dhe besojmë që rezultati do të jetë i mirë dhe të vazhdojmë këtë përfshirje që kemi sot. Asnjëherë shqiptarët nuk e kanë pasur këtë përfshirje në qeveri, në ekzekutiv siç e kanë sot dhe kjo natyrisht varet nga mbështetja e qytetarëve,” – u shpreh Dukaj.

Sipas tij problemi më i madh i shqiptarëve është unifikimi. Ai tha se po të ishin më të bashkuar shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi, numri i deputetëve do të shkonte më shumë se 3.

“Kam besim që edhe në këtë proces do të kemi së paku 3 deputetë shqiptarë në parlamentin e Malit e Zi që besoj do e mbrojnë interesin e shqiptarëve,” – sqaroi Dukaj.

Ndërkohë sa i takon diskriminimit të shqiptarëve dhe mungesës së infrastrukturës, pyetje e ngritur kjo nga gazetari i Euronews Albania, Thimi Samarxhiu, ministri u shpreh se ka një ndryshim të jashtëzakonshëm.

“A keni në qenë në Tuz para 4 vitesh dhe a keni ardhur së fundmi?! Natyrisht kjo nuk mjafton sepse për 30 vite nuk është investuar dhe kemi pasur dhe politikanë edhe shqiptarë që sot rrahin gjoksin e kërkojnë votën e shqiptarëve, ndërkohë që s’kanë lënë asnjë punë mbrapa,” – u kundërpërgjigj Dukaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha zbuloi se ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim. Sipas...
13:57 | 28/05/2026

Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit

I ftuar këtë të enjte në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari Artan Hoxha foli në lidhje me grupin e Igli Kamberit, i cili po...
13:34 | 28/05/2026

“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun, gazetari grek Spiros Sideris foli mbi vizitën që ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, zhvilloi...
13:20 | 25/05/2026