Rrëshqitja e dheut në Dushar të Korçës, banorët mbeten të bllokuar prej 2 ditësh

11 Qershor 2023 | 17:56

Rrëshqitja e një masivi të madh dherash nga mali i fshatit Dushar në Njësinë Administrative Moglicë  rrezikon seriozisht urën e rrugës kryesore të këtij fshati duke bllokuar kështu prej dy ditësh lëvizjen e banorëve.

E gjithë kjo situatë sipas kryetarit të Bashkisë së Maliqit Gëzim Topçiu është krijuar nga reshjet e shumta të shiut të ditëve te fundit. Nga ana e ndërmarrjes së rrugëve rurale prej dy ditësh po punohet për largimin e dherave dhe inerteve, por sasia e madhe e dherave qe zbret nga mali e bën tejet të vështire punën për shpëtimin e kësaj ure që bën të mundur lëvizjen e gati 100 banorëve te fshatit Dushar.

Në qoftëse nuk arrijmë të shpëtojmë daljen jashtë funksionit te kësaj ure është shprehur kryebashkiaku, atëherë do jemi të detyruar të ndërtojmë një tjetër ure për këta banore. Për të bërë këtë do na duhet të bëjmë dhe devijimin e rrugës qe lidh Njësinë Administrative me fshatin qe në këtë stine vere ka më shumë lëvizje pasi banorët rikthehen për t’u marrë me bimë mjekësore ka mbyllur Topçiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026