Debatet në PD, kërkohet zgjedhja e një kryetari të ri brenda 15 korrikut
Java që po mbyllim e përfshiu Partinë Demokratike zyrtare në debatin më të ashpër brenda vetes, për hapjen e zgjedhjeve për kryetarin e ri. Të dyja palët janë pro hapjes së garës për të zgjedhur ekipin e ri që do t’i drejtojë në parlamentaret e 2025-ës, por ndahen në mënyrën sesi duhet të shkohet drejt këtij procesi.
Pavarësisht debateve, në orët e para të mëngjesit të 7 qershorit, kryesia e PD miratoi me 17 vota pro mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të kësaj force politike më 29 korrik. Për të diskutuar për zhvillimet brenda kampit blu, kam në komunikim të drejtëpërdrejtë deputetin Dashnor Sula.
Debati për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë ka shërbyer si një shkak për të thelluar edhe më tej përçarjen brenda kësaj force politike.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se lideri i ri duhet të zgjidhet pas riorganizimit në bazë, mirëpo Kolegji i Kryetarëve të partisë është kategorikisht kundër.
Me anë të një deklarate të firmosur unanimisht nga anëtarët e saj të rënë dakord pas mbledhjes së zhvilluar pasditen e të hënës, ato bëjnë me dije se nuk duhet humbur asnjë ditë kohë më shumë, duke kërkuar që procesi për kryetarin e ri të partisë duhet të përfundojë brenda datës 15 korrik. Në të kundërtën, theksohet në deklaratë, çdo kohë që kalon, i shërben kundërshtarit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë