Numërohen 70% e qendrave të votimit, ja sa është rezultati në Malin e Zi

11 Qershor 2023 | 21:36

Deri më tani janë numëruar 70% e qendrave të votimit në Malin e Zi dhe sipas rezultateve paraprake është “Lëvizja Europa Tani” ajo që deri në këto momente kryeson me 25.7% të votave, dhe mund të ketë siguruar 23 mandate.

Kjo parti ndiqet nga koalicioni “Së bashku” që ka marrë 23.8% sipas të dhënave paraprake.

15% të votave i ka koalicioni “NSD-DNP”, 12.3% i ka koalicioni i partive “Ura-Demokratët”, të përkthyera në 11 mandate.

4.1% të votave i kanë në total 3 parti shqiptare, të cilat garojnë veçmas dhe jo në koalicion.

Partia Boshnjake ka marrë 6.8% të votave gjithnjë sipas të dhënave paraprake, dhe 3.4% të votave Partia Popullore Socialiste.

Kujtojmë se lëvizja “Evropa Tani” ka hyrë për herë të parë në garë, e sipas hulumtimeve ka përkrahjen më të madhe të qytetarëve. Lëvizjen “Evropa Tani” e kanë krijuar ish-ministrat e qeverisë së Zdravko Krivokapiç, Millojko Spajiç dhe presidenti aktual, Jakov Millatoviç .

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026