Kaceli: Berlusconi e vlerësonte Berishën si burrë shteti, Fatos Nanon e kishte mik
Keda Kaceli, anëtare e Departamentit të Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore në Partinë Demokratike si dhe Koordinatore e saj me partitë italiane të qendrës së djathtë siç është Forza Itali, ka reaguar në lidhje me vdekjen e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi.
Në një intervistë për Euronews Albania,a jo theksoi se Berlusconi e donte shumë Shqipërinë si dhe loboi fortë që ajo të ishte pjesë e Bashkimit Europian.
Ndër të tjera ajo shtoi se Berlusconi e vlerësonte shumë Sali Berishën ndërsa kishte shoqëri të jashtëzakonshme me Fatos Nanon.
“E donte shumë Shqipërinë, shpresonte shumë në zhvillimin e Shqipërisë, loboi fortë që Shqipëria të fitonte vendin e saj në NATO. Ka pasur një interes që Shqipëria të hyjë në Europë. Berlusconi e vlerësonte shumë Berishën si burrë shteti. Ai ka pasur një shoqëri të jashtëzakonshme me Fatos Nanon. Kur u mbyt anija në kanalin e Otrantos, ku Berlusconi shkoi vetë personalisht, ndihmoi familjet. Gjithmonë ka qenë një burrë shtetit, e baba i përkushtuar”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta