Vodhën “Range Roverin” luksoz në Rinas, identifikohen autorët. Policia gjen mjetin
Policia ka identifikuar 2 autorët e dyshuar për vjedhjen e një automjeti luksoz Range Rover nga parkingu i aeroportit të Rinasit.
Policia ka mundur ta gjejë automjetin e vjedhur në garazhin e një pallati në Astir, ndërkohë që janë sekuestruar edhe pajisjet e ndryshme të përdorura nga autorët, për bllokimin e GPS-së së automjetit të vjedhur, dhe sende të tjera të përdorura për vjedhjen e tij.
Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj vjedhjeve.
“Nga veprimet hetimore është bërë i mundur identifikimi i 2 autorëve të dyshuar të vjedhjes së automjetit tip “Range Rover”, shtetasve E. M., 36 vjeç dhe B. H., 42 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta dy shtetas dyshohen se në orët e para të datës 07.06.2023, kanë vjedhur automjetin tip “Range Rover”, të cilin shtetasi Ç. A. e kishte parkuar në parkingun e aeroportit, dhe më pas kanë përdorur pajisje të ndryshme për bllokimin e GPS-së së automjetit.
Si rezultat i kontrolleve është bërë e mundur edhe gjetja në garazhdin e një pallati, në Astir, e automjetit të vjedhur, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pajisjet e përdorura për bllokimin e GPS-së së automjetit dhe sende të tjera të përdorura për hapjen e automjetit”, njofton policia.
LEXO GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme