“As Serbia s’na e kërkon”, qëndrimi për Kosovën i fituesit në Mal të Zi

13 Qershor 2023 | 10:38

Milojko Spajiç, lideri i Lëvizjes Evropa Tani, që doli fituese në zgjedhjet e së dielës në Mal të Zi, në shkurt të këtij viti ka shpalosur qëndrimin, rreth pavarësisë së Kosovës në një intervistë për mediat malazeze.

Spajiç, që është pretendent për postin e Kryeministrit, ka theksuar se Kosova është shtet i pavarur dhe se kjo temë është e tejkaluar.

“Nuk jam as i sigurt se Serbia po kërkon nga ne që ta anulojmë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Mendoj se kjo është një nga temat që është prapa nesh. Ne duhet të shikojmë nga e ardhmja. Duhet të dimë se kemi nevojë për integrim në tregjet e mëdha si Evropa dhe SHBA”, ka thënë Spajiç duke marrë qëndrim rreth debateve të shpeshta në Mal të Zi për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga ky shtet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026