Situata në Veri, Kurti zbardh bisedën me Borrell dhe takimin me ambasasorët e QUINT

13 Qershor 2023 | 11:37

Kryeministri Albin Kurti në një deklaratë për mediat ka treguar se ditën e djeshme ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e  Lartë të Bashkimit për Punë të Jashtme, Joseph Borrell, si dhe ka zhvilluar një takim me ambasadorët e QUINT.

Ai theksoi se gjatë takimit ka shprehur përkushtimin e plotë të qeverisë për  depërshkallëzimin e situatës në komunat e Kosovës dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Tema e dytë për të cilën dua të flas është se ditën e fillova me një takim me ambasadorët e QUINT dhe shefin e misionit të BE, ku i njoftova për propozimin e Kosovës në lidhje me deskalimin e plotë të situatës në katër komunat në veri të vendit. Propozimin e kam ndarë me Borrell. Dje kam pasur një telefonatë me Borrell në lidhje me situatën në Veri dhe sot kam pritur në takim përfaqësuesit e QUINT. Dje kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me Lajçak, me Borrell dhe ambasadorët e QUINT, ku kam shprehur përkushtimin e plotë të qeverisë për depërshkallëzimin e situatës në komunat e Kosovës dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”- tha Kurti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026