A po përgatitet NATO për luftë? Gjenerali analizon stërvitjen historike
NATO ka nisur hënën stërvitjen ajrore më të madhe në histori. Seria e manovrave ajrore të koordinuara nga Gjermania synon të tregojë forcën dhe unitetin e aleancës ushtarake perëndimore, përballë luftës në Ukrainë.
Stërvitja “Air Defender 23” do të zgjasë deri më 23 qershor, duke bashkuar rreth 250 avionë ushtarakë nga 25 anëtarë të NATO-s dhe shtete partnere, duke përfshirë Japoninë dhe Suedinë.
Gjeneral Xhemal Gjunkshi, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura tha në një intervistë për Euronews Albania se qëllimi i stërvitjes është që t’i jepet një mesazh i qartë Rusisë se aleanca është plotësisht e aftë dhe ka kapacitet të mbrojë çdo territor të saj.
“Përmes kësaj stërvitjeje jepet një mesazh ndaj Rusisë, mesazhi është që NATO përmes demonstrimit të kësaj stërvitjeje me vendet anëtare, siç është Japonia dhe shpresohet që shpejt të jetë edhe Suedia që të tregojnë se NATO është e gatshme të mbrojë çdo centimetër katrorë territor të aleatëve. Stërvitja zhvillohet në Detin e Veriut dhe pjesën jugore të Gjermanisë. Qëllimi i stërvitjes është t’i jepet mesazhi i qartë Rusisë: stop, se NATO me kapacitetet që ka është plotësisht në gjendje të mbrojë çdo territor kundër çdo lloj kundërshtari”, tha Gjunkshi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta