Rama flet me emra, dy personat që nuk iu duhet Asocacioni: Ju duhet armiku i jashtëm

13 Qershor 2023 | 20:01

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat komentoi reagimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ditën e sotme për draft-statutin e propozuar nga kryeministri shqiptar.

Ai tha se ka ditë që i ka kërkuar Kurtit të takohen, ndërsa tha se nuk ndikon fare deklarata e tij, sepse ai ka thënë mendimin e vet, siç dhe Rama ka thënë të vetin.

“Zero ndikim sepse ka dy njerëz që janë të pa interesuar për Asociacionin dhe në këtë pikë janë bashkë, jo janë bashkë që janë marrë vesh, por janë të interesuar që Asociacioni të mos krijohet dhe këta janë, kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë. Pse? Sepse për mënyrën se si e kanë të ndërtuar politikën e tyre të brendshme ju duhet armiku i jashtëm,” – u shpreh Rama për Euronews Albania.

Kryeministri komentoi gjithashtu dhe masat që mund të marrë unioni kundrejt Kosovës.

“Nuk është çështja se këto janë masa që kjo bashkësi i merr ndaj vendeve jo dashmirëse le të themi ndaj saj, kjo bashkësi po detyrohet të marrë këto masa ndaj një shteti që ka krijuar vet dhe kjo do të thotë që edhe sikur këto masa të jenë të përkohshme, uroj që të mos vihen, por mesa duket edhe kjo përpjekje e fundit po shkon drejt të njëjtit fat si të gjitha përpjekjet e tjera të bëra nga gjithë të tjerët, pra edhe sikur këto masa të jenë të përkohshme, efekti destabilizues mes bashkësisë euroatlantike dhe Kosovës nuk do të jetë dhe aq i përkohshëm, besimi dhe mbështetja nuk do të jenë më ashtu siç kanë qenë deri tani, do të jenë shumë më të kursyera dhe shumë më të kushtëzuara hap pas hapi dhe jo thjesht ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë së tij, por edhe ndaj qeverive që do të vijnë më pas,” – u shpreh Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026