Rama anulon takimin e dy qeverive, Berisha: Ja pse ka bërë gjënë e duhur
Ish-zv. ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se anulimi i takimit të dy qeverive nga ana e Ramës ishte gjëja e duhur.
“Rama në kuptimin e kryeministrit shqiptar ka bërë gjënë e duhur. Unë nuk dua ta personalizoj sepse nuk kam një preferencë politike për Ramën në politikën e Shqipërisë, pra është problem i tyre, por çështja është që diplomacia amerikane dhe diplomacia evropiane ka kërkesa konkrete dhe nën dy, ta përsëris, asociacioni është standard evropian.
Serbët janë qytetarë të Republikës së Kosovës, Veriu është territor i Republikës së Kosovës dhe në atë pjesë duhet të dialogohet dhe duhet të bëhet zgjidhje sepse është fjala për territorin e Kosovës. Nuk mundet kryeministri Kurti të sillet thua se bëhet fjalë për një territor tjetër e atij nuk i interesojnë pasojat. Në këtë kuptim Kosova ka detyrimin të tregojë se ajo është në favor të të drejtave të serbëve,” – u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë