Lasku: Më kërkojnë punë online për të qëndruar në shtëpi

14 Qershor 2023 | 08:41

Për disa njerëz të punuarit nga shtëpia është shumë komode, sidomos pasi e kanë provuar si një eksperiencë për një kohë relativisht të gjatë. Për shumë të tjerë është e pakonceptueshme që të punojnë gjithë kohën nga shtëpia, ankohen se nuk përqendrohen, i duhet të merren edhe me punë të tjera…etj.

Së fundmi, Scott Galloway (studiues i marketingut), i cili është i njohur si profesori amerikan që gjithmonë është “kundër rrymës”, ka ndarë mendimin e tij kritik lidhur me ata që punojnë nga shtëpia.

Në Samitin e Këshillit të CEO-ve të “Wall Street Journal” ai foli mbi mënyrën se si arrihet suksesi dhe teksa iu drejtua të rinjve, ai u shpreh: Mos punoni kurrë nga shtëpia. Shtëpia është vetëm për gjumë, duhet të jesh jashtë tërë kohën!

Valbona Lasku, programuese, është shprehur se puna në shtëpi të shkëput nga bashkëpunimi në grup.

Mes tjerash ajo tha se punonjësit e saj gjithmonë japin një arsye për të punuar nga shtëpia.

“Punonjësit gjithmonë japin një arsye për të punuar nga shtëpia”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024