“Një gjest i vogël, por shpëton jetë”- Presidenti dhe Zonja e Parë dhurojnë gjak
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj, së bashku me stafin e Institucionit të Presidentit, vijuan traditën e dhurimit të gjakut në këtë institucion.
Kjo fushatë, e organizuar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, synon të ndërgjegjësojë qytetarët shqiptarë të kontribuojnë në dhurimin e gjakut.
Këtë vit fushata e dhurimit të gjakut kudo në botë fokusohet tek individët që kërkojnë mbështetje gjatë gjithë jetës për transfusion.
Në këtë kuadër, Zonja e Parë u shpreh se: “Çdokush që është i shëndetshëm dhe ka mundësi të dhurojë gjak ose plazmë, në shenjë solidariteti do të kontribuojë për cilësi jete më të mirë tek pacientët që janë në kushte kërcënuese për jetën. Një gjest në dukje i vogël dhurimi i gjakut, por që shpëton jetë.”
Zonja Begaj përfitoi nga rasti të shprehte mirënjohjen ndaj të gjithë atyre që japin kontributin e tyre në këtë ditë: “Mirënjohje për të gjithë ata që janë sensibilizuar për të dhuruar gjak në Shqipëri. Çdo vështirësi bashkarisht e përballojmë dhe kapërcejmë më lehtë!” – tha Zonja e Parë në fund të mesazhit të saj.
LEXO GJITHASHTU:
Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës
Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:29 Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës
- 11:24 Iraku paralajmëron se do të largohet nga OPEC nëse nuk rritet kuota e prodhimit të naftës
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve