Dardan Molliqaj: Ndërkombëtarët po ledhatojnë Vuçiçin
Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se ndërkombëtarët po ledhatojnë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç mes tensioneve me Kosovën.
Ai kujtoi se në momentin që ndodhi lufta në Ukrainë, mediat ndërkombëtare duke cituar këtu BBC, The Guardian e me radhë, kanë folur për luftën sepse kanë menduar që do të fusin Kosovën në luftë me Serbinë.
“S’di a e dini po dilnin dhe flisnin se si Vuçiçi është Putini i vogël i Ballkanit. E sollën situatën pikërisht duke iu nënshtruar kësaj dëshirë të frikshme të tyre, e sollën situatën sot ku bashkësia ndërkombëtare po e ledhaton Vuçiçin, shumë herë dhe pa të drejtë dhe po sulmon, etiketon e sanksionon Kosovën. Mendo ku jemi sot, ndërkohë që një vit më herët kemi folur se si Putini i vogël i Ballkanit është Vuçiçi dhe presidentja e kryeministri jonë s’kanë lënë media ndërkombëtare pa folur për këtë punë e ja ku jemi sot,” – u shpreh Molliqaj.
Sipas tij gjithçka që po ndodh është dhimbja e fundit e Albin Kurtit para se ta pranojë draftin e asociacionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor