Kishin mbetur të izoluar në plazhin e Gjipesë, shpëtohen 4 turistët, njëri i dëmtuar
Katër turistë të cilët kishin mbetur të izoluar në një gropë në plazhin e Gjipesë janë shpëtuar nga policia.
Kjo e fundit bën me dije se ditën e djeshme, salla operative e DVP Vlorë është njoftuar se 4 turistë të cilët po eksploronin zonën, midis fshatit Ilias dhe plazhit të Gjipesë, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, kishin mbetur të izoluar brenda një grope, dhe njëri prej tyre turistëve ishte rrëzuar.
Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet e zjarrfikëses kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë 4 turistëve.
Pas 9 orësh kërkimi, në terren të vështirë dhe në kushtet e errësirës, u bë i mundur lokalizimi i turistëve, të cilët janë nxjerrë fillimisht nga vendi ku kishin mbetur të bllokuar dhe më pas janë transportuar me mjetin e ambulancës, në spitalin e Himarës, për kontroll mjekësor.
Pas kontrollit mjekësor, të katërt turistët janë kthyer në vendin ku ishin akomoduar dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë