Zona turistike pa farmaci, Toma: Duhen marrë masa, barnat tregtohet jashtë farmacive
Mungesa e farmacive në disa zona turistike rrit rrezikun për ofrimin e shërbimit nga persona jo kopetente. Në një intervistë për Euronews Albania presidentja e urdhrit të farmacistëve ngre alarmin që rolin e farmacistit po e luajnë individë të palicensuar.
“Në zonat të cilat nuk ndodhen gjithmonë larg qendrës së vendit, nuk di termin të them farmaci nuk janë farmaci, të them njësi tregtare, është afër mendsh që bari të gjendet në njësi tregtare të them njësi të kujdesit shëndetësor është e paligjshme, një gjë është e sakte që them jashtë kushteve që ligji parashikon”,- tha Diana Toma presidente e urdhërit të farmacistëve.
Duke treguar se denoncimet për tregtimin e barit jashtë farmacive, Toma, kërkon që shteti të ndërhyjë.
“ Pranë nesh çdo vit ka pas denoncime që lidhen qoftë me mënyrën si shpërndahet bari qoftë nga personeli që e merr përsipër këtë shpëndraje. Është një situatë realisht shqetësuese, dëmi kur jepet dhe nga një rast i vetëm”,- tha Diana Toma presidente e urdhrit të farmacistëve.
Ajo çfarë urdhri i farmacistit sugjeron është çelja e farmacive sezonale në këto zona, në mënyrë që turistët të kenë një shërbim cilësor dhe të sigurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë