Burimi pas videoskandalit të Gjicit: E ka bërë dhe Klintoni, zyra nuk është problemi
Gazetari Genc Burimi tha për Euronews Albania se problemi me rastin shumë të përfolur këtë të premte të Safet Gjicit, kryetarit të dorëhequr të Kukësit, nuk është te pjesa që ai ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrë.
Ai tha se kjo është jeta e tij private dhe nuk duhet të gjykohet për këtë por shtoi se problemi qëndron të shfrytëzimi i autoritetit të postit publik për kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
Gjithashtu ai tha se edhe më herët ka pasur raste të tillë në politikën botërore dhe ka marrë si shembull ish-presidentin e Amerikës Bill Clinton duke thënë se në atë kohë nuk u konsiderua skandal fakti që ai kreu marrëdhënie në zyrën ovale, por fakti që ushtroi autoritetin e tij ndaj stazhieres Monika Leëinsky.
“Kjo për mua është temë shumë e ndjeshme. Është jeta private. Ka pasur raste që kanë bërë seks në zyrat e FMN-së dhe nuk kanë rënë për këtë, por nuk kanë rënë për këtë, por për përdhunim. Klintoni nuk u dënua se bënte marrëdhënie në zyrën ovale me Monika Lewinsky-n, por se shfrytëzoi autoritetin me nëj shtazhiere. Ne në perëndim nuk kemi të njëjtën qasje me ju, ju talleni e qeshni, por skandali nuk ekziston te kjo”,-tha Genc Burimi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nesër ndeshja Shqipëri-Moldavi, policia publikon rrugët që do bllokohen në kryeqytet
- Videoskandali erotik, reagon për herë të parë Gjici: Jap dorëheqjen, rash në kurth
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë