Nesër ndeshja Shqipëri-Moldavi, policia publikon rrugët që do bllokohen në kryeqytet

16 Qershor 2023 | 16:27

Ndeshja Shqipëri –Moldavi pritet të zhvillohet nesër më 17 qershor në stadiumin Air Albania. Kjo është një ndeshje tepër e rëndësishme për ne e cila vlen për kualifikueset e Euro 2024.

Policia e Shtetit ka publikuar një plan masash që do të merren  për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve të Shqipërisë dhe Moldavisë, që do të zhvillohet në datën 17 qershor 2023, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 17 qershor 2023, nga ora 16:00 deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi i Presidencës deri te stadiumi;

-rruga “Papa Gjon Pali II”;

-rruga “Dervish Hima”, nga ambasada e SHBA-së deri te stadiumi;

-rruga “Asim Zeneli”, nga ambasada e SHBA-së” deri te stadiumi;

-rruga “Themistokli Gërmenji”;

-rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i liceut deri te stadiumi;

-rruga “Mustafa Matohiti”, nga shkolla “Kosova” deri te stadiumi;

-rruga “Jul Variboba”, nga posta deri te stadiumi;

-rruga “Gjergj Filipi”;

-rruga “ Lekë Dukagjini”, nga ish-Gardës së Republikës deri te stadiumi;

-rruga “Avdyl Frashëri”, nga kryqëzimi i Librit Universitar deri te stadiumi.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të tjera të forta të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, për zbatimin e rregullave të hyrjes dhe të qëndrimit në stadium, si dhe respektimin e masave kufizuese për qarkullimin, në mënyrë që të sigurojmë mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Sigurojmë të gjithë qytetarët për gatishmërinë e plotë të strukturave të Policisë së Shtetit, për të garantuar standardet e sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026