Spahiu: SHBA kërcënoi sot që do ketë pasoja vetëm për Albin Kurtin, jo për Kosovën

16 Qershor 2023 | 20:01

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës bënë të qartë se do të ketë pasoja për Albin Kurtin dhe jo sanksione për Kosovën.

Sipas tij ky është një lajm shumë i mirë duke qenë se është e rëndësishme që Kosova të ruajë marrëdhënie të mira me ndërkombëtarët, ndërsa pak rëndësi ka sa kryeministra mund të kenë pasoja apo të ndërrohen në Kosovë.

“Për herë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e bëjnë kërcënimin si shtet, e bëjnë kërcënimin si individ. Pra, ky është lajmi më i mirë që vjen nga Uashingtoni. Deri dje Uashingtoni thoshte, Kosova do të sanksionohet, do të ketë sanksione për Kosovën nëse nuk arrihet marrëveshja. Sot ai ndryshoi nga sanksione për Kosovën, në pasoja për Albinin dhe ky është lajmi më i mirë sepse në gjithë këtë histori ne duam të nxjerrim të padjegur Kosovën, se digjen një apo dy kryeministra, Kosova është mësuar. Kosova ka ndërruar edhe brenda një viti 3 kryeministra. Vjen një Ramush, ikën nga Abdullah, vjen një Albin, le t’i ndërrojnë. E rëndësishme është Kosova të jetë e qëndrueshme në partneritetin me ndërkombëtarët. Se sa shpulla hanë këta kryeministrat e Kosovës ne nuk na intereson,” – u shpreh Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023