Euro 2024/ Kosova sot përballet me Bjellorusinë

19 Qershor 2023 | 08:29

Tre ndeshje, tre barazime, kjo është statistika jo e këndshme e Kombëtares së Kosovës në futboll në kualifikimet për në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Me vetëm tre pikë të mbledhura deri më tani në grupin I, “Dardanët” janë të detyruar që sot të marrin vetëm fitore për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në këtë garë, raporton KosovaPress.

Nga ana tjetër, edhe rivali i sotëm është në një formë shumë të dobët. Ata kanë tre humbje në tre ndeshjet e para dhe pozicionohen në vendin e fundit në këtë grup me zero pikë.

Para ndeshjes, trajneri Alain Giresse dhe qendërmbrojtësi Betim Fazliji në konferencë për media theksuan faktin se kanë udhëtuar në Budapest vetëm për të marr tre pikë të plota.

Kosovës do t’i mungojë Elbasan Rashani në këtë ballafaqim për këtë ndeshje, kurse në dyshim është sulmuesi i krahut, Milot Rashica.

Grupi I kryesohet nga Zvicra me nëntë pikë, i ndjekur nga Rumania me shtatë, Izraeli është i treti me katër pikë, kurse Kosova është e katërta me tri pikë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026