Gjyqi i ri ndaj Navalnyt do të nisë brenda burgut

19 Qershor 2023 | 10:43

Një gjyq ndaj kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, pritet të nisë të hënën, tha avokati i tij. Gjyqi do të mbahet në burgun ku ai aktualisht po mbahet, që gjendet rreth 260 kilometra larg Moskës.

Navalny ka kryer dy prej nëntë vjetëve të një dënimi paraprak dhe përballet edhe me akuza të reja, për të cilat mund të dënohet deri në 30 vjet burgim.

Ai përballet me shtatë akuza të reja, përfshirë themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste dhe minimizimin e nazizmit.

Kritiku i Kremlinit hedh poshtë të gjitha akuzat, që thotë se janë të motivuara politikisht. Gjyqi aktual ka nisur më 6 qershor, por deri tani janë zhvilluar vetëm çështje procedurale prapa dyerve të mbyllura.

Nga e hëna pritet që gjyqi të jetë publik, megjithatë në të nuk do të lejohen të marrin pjesë gazetarët, thanë avokatët e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026