Gjermanët ‘dashurohen’ me Korçën, të kënaqur me mikpritjen, ushqimin e çmimet

19 Qershor 2023 | 16:57

Sezoni veror orienton turistët drejt plazheve në qytetet bregdetare të vendit, por Korça mbetet sërish destinacion për turistët e huaj.

Gjatë fundjavës, një grup turistësh gjermane, të organizuar në grupe ishin ndalur në Korçë.

Ata shprehen të mrekulluar me atë që gjejnë në këtë pjesë të Shqipërisë.

“Vij nga Gjermania, nga Frankfurti, jam në Shqipëri sepse me pëlqen ky vend. Më parë ishte pak vështirë të vije këtu, tani është më lehtë dhe kam marrë e shokët e mi me vete”, thotë një turist.

“Jam nga Gjermania, dua të zbuloj vendin tuaj të bukur, të kuptoj kulturën tuaj mahnitëse, shoh Korçën dhe ky qyteti është shumë i bukur. Çmimet janë shumë të lira. Do vij patjetër përsëri”, shprehet një tjetër.

Në vitin 2022 qarkun e Korçës e vizituan mbi 90 mijë turistë. Pritet që këtë vit numri i tyre të kapërcejë shifrën e 100 mijë turistëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026